Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari. Në pranga edhe një mjek, çoi të moshuarin në Spitalin Psikiatrik pa dokumentacion

Shqipëria

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari. Në pranga edhe një mjek, çoi të moshuarin në Spitalin Psikiatrik pa dokumentacion

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 09:55
Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 60 vjeç, dhe P. S., 63 vjeç, të dy banues në Rrëshen.

Arrestimi i tyre erdhi pasi shtetasi A. B. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. B., 88 vjeç, banues në Rrëshen, ndërsa shtetasi P. S., me detyrë mjek në spitalin e Rrëshenit e ka dërguar 88-vjeçarin, për mjekim në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pa dokumentacionin mjekësor përkatës. Shtetasi P. B. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit E. Ç..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.e të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat