Ministri Gonxhja vizitë panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë: Toka ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim!

Shqipëria

Ministri Gonxhja vizitë panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë: Toka ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim!

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 13:39
Foto nga vendngjarja

Ministri Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme Preshevën, teksa u shpreh se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Gonxhe theksoi se marrëveshja do të  mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.

Ndërsa shtoi se për të është privilegj të jetë në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim.

“Na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë”, u shpreh ministri.

Ai falenderoi kryetares e Komunës, Ardita Sinani, si edhe komunitetin e Luginës së Preshevës për mikpritjen në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë!

“Privilegj e kenaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë Shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë! 🤝🫶😇

Faleminderit Kryetares së Komunës Ardita Sinani dhe gjithë komunitetit të Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë! 🙏❤️😍

Së shpejti, si MEKI, do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të  mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie. 📖📚🇦🇱”, shkruan Gonxhja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat