Zjarri i fuqishëm në Kavajë shkrumbon mbi 1000 rrënjë ulliri, “prek” dhe banesa – banorët përballen të vetëm me flakët

Shqipëria

Zjarri i fuqishëm në Kavajë shkrumbon mbi 1000 rrënjë ulliri, “prek” dhe banesa – banorët përballen të vetëm me flakët

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 20:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të gjerë në fshatrat e Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Më shumë se 1000 rrënjë ulliri janë djegur, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe banesa, duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve.

Përballë mungesës së ndërhyrjes efektive nga shërbimet zjarrfikëse, banorët kanë marrë situatën në dorë, duke tentuar të lokalizojnë zjarrin me mjetet dhe mënyrat e tyre të thjeshta. Ndërhyrja e zjarrfikësve është ndalur në një pikë, pa mundur të japin ndihmë efektive në terren.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim te komuniteti lokal, ndërsa kërkohet një reagim më i shpejtë dhe më i koordinuar nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e zjarreve në zonat rurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat