U arratis nga komisariati i Elbasanit, kapet në Kavajë 29-vjeçari

Shqipëria

U arratis nga komisariati i Elbasanit, kapet në Kavajë 29-vjeçari

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili më 31 dhjetor 2024, ishte arratisur nga komisariati i Elbasanit.

I riu u kap bashkë me një 46-vjeçar nga Durrësi. Shkak u bënë dy vjedhje në zonën e Kavajës.

“Nga hetimet dhe provat e siguruara (përfshirë pamjet filmike), ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret, Kavajë”, njoftoi policia.

 29-vjeçari u arratis bashkë me një person tjetër ditën e 31 dhjetorit pasi u njohën me masat e sigurisë. Në momentin kur po ktheheshin në ambientet e paraburgimit ata ikën me vrap.

Teksa tjetri u kap, 29-vjeçari u largua duke i shpëtuar policëve për 7 muaj me radhë. Edhe herën e parë ai ishte arrestuar për një vepër penale që ka të bëjë me vjedhjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat