U gjet i pajetë në ujërat e lumit Drin i Zi, identifikohet viktima! Policia: Dy ditë më parë familjarët kishin kallëzuar zhdukjen e tij

Shqipëria

U gjet i pajetë në ujërat e lumit Drin i Zi, identifikohet viktima! Policia: Dy ditë më parë familjarët kishin kallëzuar zhdukjen e tij

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Identifikohet trupi i pajetë që u gjet ditën e djeshme në ujërat e lumit Drin i Zi.

Policia bën me dije se nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Njoftimi i policisë së Kukësit:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjme me dije se:

Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat