Erion Veliaj i bëri 7 pyetje, Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve! Avokatët të ndjekin rrugën ligjore!

Shqipëria

Erion Veliaj i bëri 7 pyetje, Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve! Avokatët të ndjekin rrugën ligjore!

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 12:44
Altin Dumani

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i drejtoi 7 pyetje, Altin Dumanit. Sot Kreu i SPAK, ka deklaruar se nuk i përgjigjet pyetjeve apo deklaratave të drejtuara publikisht nga të pandehurit përveçse nëpërmjet rrugëve ligjore.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatët, kjo është forma proceduriale,” tha Dumani në nje takim informal me gazetarët.

Po ashtu, Dumani tha se dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.

I pyetur nga gazetarët për dosjen ndaj Ceno Klosit, ish-drejtor i Tatimeve, Dumani tha se “Për Ceno Klosin vijojnë hetimet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat