Nis në Gramsh procesi i groposjes së kafshëve të ngodhura nga zjarri, i pranishëm edhe kryebashkiaku Besjan Ajazi

Shqipëria

Nis në Gramsh procesi i groposjes së kafshëve të ngodhura nga zjarri, i pranishëm edhe kryebashkiaku Besjan Ajazi

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 19:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Veterinar i Elbasanit dhe Bashkia e Gramshit kanë nisur punën për evidentimin e kafshëve të ngordhura dhe procesin e groposjes së tyre.

Përmes një njoftimi zyrtar Drejtoria e Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan bën me dije se drejtori Spiro Hunçi, së bashku me stafin veterinar të Gramshit janë ndalur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Skënderbegas ku dhe po zhvillojnë procesin e evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, djegura apo asfiksuar si pasojë e zjarrit.

I pranishëm në këtë operacion është edhe kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi, i cili vlen të theksohet se ka monitoruar nga afër situatën e zjarreve dhe ka qenë përgjatë gjithë kohës në terren së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe banorët e zonës.

Ndër të tjera në këtë njoftim bëhet me dije se është duke u zhvilluar edhe groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i kafshëve, “në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare të mbrojtjes së mjedisit”.

Njoftimi zyrtar i DRVMB:

Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, z. Spiro Hunçi , së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar z. Fatmir Ozuni , ndodhen sot në Njësinë Administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, djegura apo asfiksuar si pasojë e zjarrit.

Në këtë veprimtari po merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Gramsh, z. Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës.

Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat