Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit ‘Katund i Vjetër’

Shqipëria

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit ‘Katund i Vjetër’

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 21:00
Zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar zonën e njohur për vlerat e saj natyrore dhe turistike.

Ende nuk raportohet për banesa të rrezikuara

Por terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e kanë bërë situatën shqetësuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat