Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina përplaset me kamionin! Nëna me fëmijët...

Shqipëria

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina përplaset me kamionin! Nëna me fëmijët...

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 17:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur nga pas me një kamion, pasi dyshohet se ka tentuar ta parakalojë atë në mënyrë të pasigurt.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm në këtë segment.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat