P*rdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë, reagon policia: Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht, 67-vjeçari kreu marrëdhënie pa dëshirën e 12-vjeçares

Shqipëria

P*rdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë, reagon policia: Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht, 67-vjeçari kreu marrëdhënie pa dëshirën e 12-vjeçares

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 10:11
R.S

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme (30 dhjetori) qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar 67 vjeç kishte përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçe, e cila kishte ngelur shtatzënë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Piskupat, në muajin gusht, ku edhe siç thotë policia, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij.

Pas denoncimit të rastit, policia ndaloi dhe vuri në pranga të moshuarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, tha policia në njoftimin zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat