Pas 2 orësh, hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja e kamionëve

Shqipëria

Pas 2 orësh, hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja e kamionëve

Më: 21 janar 2026 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Hapet rruga e doganës së Qafë Thanës, nis lëvizja edhe e kamionëve.

Pas ndërhyrjes me borëpastruese, bëhet me dije se tashmë kjo pikë e kalimit kufitar është e qarkullueshme normalisht për të gjitha mjetet.

Ndërhyrja e borëpastrueseve zgjati rreth 2 orë pasi në segmentin e parë në Maqedoninë e Veriut kishte prani të shtuar bore në rrugë.

Reshjet e dëborës në zonën e Qafë-Thanës sollën ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të kamionëve në këtë aks rrugor.

Ndalimi i tyre u bë për shkak të punimeve që po kryheshin nga borëpastrueset në segmentin hyrës në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat