Drejtësia në ngërç/ 140 mijë dosje në pritje, përplasje kompetencash dhe besim i tronditur

Shqipëria

Drejtësia në ngërç/ 140 mijë dosje në pritje, përplasje kompetencash dhe besim i tronditur

Më: 26 janar 2026 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli me prezencën e tij në ceremoninë e vitit të ri gjyqësor që bëri bashkë aktorët e drejtësisë, ndërkombëtarët dhe presidentin e vendit.

E ndërsa shefi i SPAK veshur me tunikën e prokurorit ndoqi aktivitetin, prokurori i përgjithshëm Olsian Çela në mungesë të tij i dha mesazhet përmes zëvendës kryeprokurorit Arqilea Koça. Qëndrimi i organit qendror të akuzës nge shqetësimin për mbivendosje kompetencash me Këshillin e lartë të prokurorisë dhe për këtë u kërkua ndarje kufijsh të qartë përmes ligjit

“Ne sugjerojmë që kuadri ligjor aktual ka nevojë për qartësimin e fushave të përgjegjësive të KLP dhe prokurorit të përgjithshëm mbi ndërveprimin bashkëpunimin dhe administrimin”, u shpreh zv. Prokurori i përgjithshëm Arqilea Koça.

Në një drejtësi që gjendet në vitin e dhjetë të reformës, ku vijojnë vakancat në gjykata dhe prokurori presidenti i vendit ka vlerësimin e tij

Por si do ti kthehet drejtësisë besimi i humbur i publikut kur problem i parë që qytetarët kanë është backolgu prej gati 140 mijë çështje?

Në të gjitha këto deklarata backlog vazhdon që përkthehet pritje në radhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat