Berisha: Agasi kalon kafe më kafe, jep urdhra dhe merr vendime njëlloj si më parë! Është i lirë se mbrohet nga “Ergysi” i policisë

Shqipëria

Berisha: Agasi kalon kafe më kafe, jep urdhra dhe merr vendime njëlloj si më parë! Është i lirë se mbrohet nga “Ergysi” i policisë

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 13:48
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të partisë, përmendi sërish Ergys Agasin, duke e cilësuar si “Rama”, pasi sipas tij jep urdhra dhe merr vendime sikur të jetë në krye të qeverisë.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Agasi, ndonëse është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, ku akuzohet se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal me të pandehurit e tjerë, lëviz i lirë sepse mbrohet nga drejtori i policisë Ilir Proda.

“Koha është e qytetarëve. Ndaj përparësia absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimin me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10. Llojshmëria e saj, kuptohet që është rruga e vetme, janë me qindra qytetarë që më thonë se nuk duam të largohemi nga bulevardi pa larguar Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të sigurt, ndaj edhe ky moment duhet të jetë cështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët. Galeria e Ergys Agasit është galeria më e shëmtuar e shtetit. Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit e degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet Rilindje. Kjo vetëm se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër. Ishte Rama, Rama që vriste pam pam pam.

Që përdorte oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit të Aeroportit të Tiranës, që urdhëronte te Suel Çela pengjet e marra për t’u thyer kockat që të hiqnin dorë nga tenderat. Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot, Ergys Agasi kalon nga një kafe në tjetrën dhe jep urdhra njëlloj si më parë. Përcakton dhe merr vendime se është Rama. Atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Proda, përfaqësues kryesor i karteleve.”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat