Flakët në pallatin te ‘Farmacia 10’, arrestohen 4 persona, mes tyre menaxherja e “Big Market”! Në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

Shqipëria

Flakët në pallatin te ‘Farmacia 10’, arrestohen 4 persona, mes tyre menaxherja e “Big Market”! Në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

Më: 15 prill 2026 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxherja e Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Sipas gazetares Xhensila Kodra në pranga është vënë edhe administratori i pallatit. Ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë. Ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht.

Ndërkohë nga ana e Krryeinspektorit të Përgjithshëm është ngritur një grup pune për inspektim, me qëllim zbardhjen shkaqeve të rënies së zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat