“Edi Rama u duk i frikësuar” – Ngjela ngre tensionin, flet për dorëheqje të mundshme

Shqipëria

“Edi Rama u duk i frikësuar” – Ngjela ngre tensionin, flet për dorëheqje të mundshme

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2026 Në ora: 13:17
Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke thënë se kryeministri Edi Rama është “i trembur” nga revolta e studentëve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Sipas Ngjelës, Rama në deklarimet e fundit ka tentuar të tregojë forcë, por “zëri i tij tregon frikë”.

Ai ka shtuar se protestat në Tiranë mund të sjellin zhvillime të rëndësishme, duke paralajmëruar se “dita e nesërme mund të jetë historike”, ndërsa ka përmendur edhe pritshmëri për dorëheqje të mundshme të kryeministrit.

Ngjela thekson se situata mbetet e hapur dhe se zhvillimet e ardhshme do të tregojnë drejtimin e ngjarjeve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kryeministri Edi Rama ashtu siç foli sot, kuptohej se ai ishte i trembur nga revolta e studentëve në Tiranë, që kërkuan rrëzimin e tij.

Rama nuk po dinte se çfarë të fliste; por donte të tregonte forcë, kurse zëri i tij tregonte se ai ishte i trembur.

Nga kush ka frikë Edi Rama, se ai eshte sot një kryeministër absolut?

Ne e kuptojmë se ai është i trembur, dhe kjo na mjafton.

Por çfarë mund të ndodhe në Shqipëri me frikën e tij?

Në Shqipëri asgjë nuk mund të ndodhë, por kjo nuk ka rëndësi, sepse për frikën e një pushtetari, historia na ka thënë se ajo nuk mund të largohet, nëse ai nuk është një pushtetar i një vendi demokrarik.

Atëherë?

Asgjë. Por shqiprarët janë në protestë.

Nesër është një ditë e re dhe shqiptarët po presin të shohin frikën e qeverisë Rama; kurse historianët aktuale po presin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të shohim, se shenjat janë që nesër në Tirane do të fillojë koha e pulsazioneve të forta demokratike.

Te shohim, se e nesermja pritet të jetë një ditë historike.

Të shohim.

Të shohim, por, gjithsesi, Edi Rama sot na u duk i trembur.

Po nesër?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat