Nis zbatimi i amnistisë penale/ 104 të dënuar lirohen nga IEPV e Fierit, ja sa përfituan nga burgu i Kosovës në Lushnjë

Shqipëria

Nis zbatimi i amnistisë penale/ 104 të dënuar lirohen nga IEPV e Fierit, ja sa përfituan nga burgu i Kosovës në Lushnjë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ka nisur zbatimi i amnistisë penale në burgjet e vendit.

Kështu, në burgun e Fierit kanë përfunduar ulje dënimi 210 të dënuar, ndërkohë 104 kanë fituar lirinë. Po ashtu vendimi është zbatuar dhe në institucionin e ekzekutimit të veprave penale Kosovë, Lushnje.

Mësohet se 127 të dënuar kryesisht për vepra të lehta penale kanë përfituar nga amnistia në këtë institucion.

Prej orës 8 të mëngjesit kanë nisur procedurat e lirimit të të burgosurve që përfituan nga amnistia.

Lushnja – 127 të liruar

Fieri – 104 të liruar

Reçi – 101 të liruar

Rrogozhina – 94 të liruar

Korça – 60 të liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat