Nis marshimi masiv i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama SPAK you!

Shqipëria

Nis marshimi masiv i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama SPAK you!

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 19:55
Protesta në Tiranë

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët e shumtë kanë nisur zyrtarisht marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku synojnë selinë e Kryeministrisë.

Nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama SPAK you” dhe me pankarta në duar, protestuesit kanë lënë sheshin qendror të kryeqytetit për të zbritur në bulevard.

Ky marshim vjen pas fjalimeve të forta të mbajtura nga qytetarë të thjeshtë, ish-minatorë dhe emigrantë të revoltuar me qeverisjen, të cilët kanë kërkuar reagim mbarëpopullor dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në sheshin 'Skënderbej', teksa këtë të enjte shënohen 47 ditë tubimesh të përditshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat