Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Shqipëria

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 18:03
Fotoilustrim

Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër janë shuar.

Ndërkohë, në zonën e Drenies dhe Vloshit zjarri vijon me intensitet të ulët.

Shërbimet zjarrfikëse të Patosit po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e riaktivizimit të saj.

Më herët u raportua se u tërhoqën nga operacioni 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat