Zjarret që përfshinë disa zona të Krujës janë shuar plotësisht pas një operacioni intensiv të forcave në terren.
Ndërhyrja nga toka dhe ajri, e shoqëruar me punën e pandërprerë të zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe strukturave të tjera të angazhuara, bëri të mundur neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit.
Pas ditësh përballje me flakët, situata në zonat e prekura është normalizuar dhe nuk raportohen më vatra aktive.
Ndërkohë forcat operacionale vijojnë të jenë të gatshme për monitorimin e zonave të prekura, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.