“Edi Rama je gënjeshtar, fole para pasqyrës”- Protestuesi: Ke bërë “koka turku”, skandalet kanë lidhje vetëm me ty!

Shqipëria

“Edi Rama je gënjeshtar, fole para pasqyrës”- Protestuesi: Ke bërë “koka turku”, skandalet kanë lidhje vetëm me ty!

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 20:24
Protestuesi

Vijoi edhe sot protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një protestues komentoi deklaratat e Ramës sot sapo erdhi nga OKB në Rinas, duke i cilësuar si gënjeshtra para pasqyrës.

Ai shtoi se skandalet në 13 vite kanë lidhje vetëm me Edi Ramën dhe ai po bën “koka turku”.

Protestuesi: Që i beson dhe vetë gënjeshtrat nuk e kemi ditur. Erdhe nga Amerika gjasme ishe i zënë duke ngrejtur flamurin tonë lart. Erdhe me urgjencë paralajmërove një deklaratë. Edhe deklarata do i bësh nga Surreli mesa duket. Kishe dalë para pasqyrës edh shifje sa bukur gënjen.

Nuk mund të bësh sikur këto skandale në 13 vite nuk kanë lidhje. I kanë bërë skandalet me urdhrin tënd. Kanë qenë koka turku që i ke detyruar të hedhin firmë. Nuk mund të bësh si idealist sikur ke mision ta çosh Shqipërinë në BE. ke instaluar në 1`3 vite korrupsion më perfekt që ka pasur historia. Kjo drejtësi që po krenohesh është larje hesapesh. Nuk mund të kërcënosh protestosh se asgjë nuk të ndal. Nuk do largohemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat