Sot zhvillohet derbi në mes KPP Prishtina dhe KPP Priping

Sporti

Sot zhvillohet derbi në mes KPP Prishtina dhe KPP Priping

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:22
Sot zhvillohet derbi në mes KPP Prishtina dhe KPP Priping

Sot duke filluar nga ora 18:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong mes KPP Prishtina dhe KPP Priping, në kuadër të xhiros XI, në Superligën e Kosovës.

KPP Priping synon të siguroj fitore në xhiron e XI, në Superligen e Kosoves dhe të avancohet në tabelën e ligës, thuhet në komunikatë.

Kjo është loja kthyese e KPP PRiPING kundër KPP Prishtina dhe kryetari i klubit Kastriot Orana shprehet se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshjë dhe se lojtarët janë të motivuar për fitore.

“Të shtunën luajm me Prishtinen, është ndeshje e vështirë meqë dihet që Prishtina ka përvojë me të madhe dhe ka shumë vite që luajn në Superlige.

Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe lojtarët tanë janë shumë të motivuar për ndeshjën me KPP Prishtina” u shpreh Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat