Kriza e radhës epileptike për Musialën, deklaratat e drejtuesve të Bajernit ndezin polemika

Futboll

Kriza e radhës epileptike për Musialën, deklaratat e drejtuesve të Bajernit ndezin polemika

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 14:19
Lojtarët e Bayernit

Jamal Musiala pësoi një tjetër mungesë të hënën e kaluar. Megjithatë, ai arriti të festonte rikthimin në ndeshjen e së premtes kundër Këlnit. Të mërkurën në mbrëmje, Jan-Kristian Dresen rihapi debatin rreth Jamal Musialës, ndërsa dy ditë më vonë Karl-Hajnz Rumenige u shpreh edhe më hapur.

Të dy e bënë këtë duke e ditur se sulmuesi i Bajernit ishte rrëzuar sërish. Siç raportoi Bild dhe konfirmoi edhe Kicker përmes burimeve të veta, Musiala pësoi një tjetër krizë epileptike të hënën e kaluar. Për 23 vjeçarin, kjo thuhet se ishte përsëritja e dytë që nga rrëzimi i tij në fushë për herë të dytë brenda tri ditësh, gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Hajdenhajm në gusht.

Megjithatë, Musiala arriti të festonte rikthimin e tij të planifikuar të premten në mbrëmje, në ndeshjen në shtëpi kundër Këlnit (1-1), pasi kishte qëndruar për javë të tëra jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor. Trajneri Vinsent Kompani, i cili gjithashtu ishte rikthyer në stol, e aktivizoi Musialën në minutën e 70 dhe më pas shprehu mbështetjen e tij për dribluesin e talentuar. “Roli im është shumë i qartë.

Nëse një trajner nuk beson më te lojtarët e tij, atëherë problemi është trajneri. Detyra ime është të bëj gjithçka që mundem për t’i ndihmuar lojtarët që kemi, secilin prej tyre, jo vetëm Jamalin, të paraqiten në nivelin më të mirë të mundshëm”, deklaroi trajneri belg.

Më herët, presidenti i nderit Uli Hënes, Dresen dhe, të premten pas përfundimit të ndeshjes, Rumenige kishin vënë në pikëpyetje kontratën e majme të Musialës, herë në mënyrë më të drejtpërdrejtë e herë më të tërthortë, për shkak të gjendjes së tij neurologjike. Kjo shkaktoi kritika të shumta nga tifozët dhe ekspertët, madje bëri që sindikata ndërkombëtare e futbollistëve FIFPRO të publikonte një deklaratë zyrtare.

Të dielën, edhe ish kapiteni i Bajernit, Stefan Efenberg, reagoi ashpër. Musiala pritet të jetë sërish pjesë e skuadrës për ndeshjen e së mërkurës (ora 21:00), kur Bajernit të Mynihut do t’i duhet të përballoj mungesën e Herri Kejnit, i cili është dëmtuar për një periudhë të gjatë, në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës franeze së Ligë 1, Lile OSC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat