Pochettino pas humbjes nga Liverpooli: Është kaq e dhimbshme

Futboll

Pochettino pas humbjes nga Liverpooli: Është kaq e dhimbshme

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 10:36
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino ka theksuar se Manchester Unitedi duhet ta shfrytëzojë dhimbjen e disfatës 4-0 nga Liverpooli për të sjellë ndryshime pozitive, pavarësisht se ndihet i pakënaqur nga kartoni i kuq i Leny Yoro-s.

Humbje e lë Unitedin ende në vendin e dytë të fundit në Premierligë dhe në rrezik rënieje nga liga angleze për herë të parë që nga viti 1974.

“Është shumë e dhimbshme, ndiejmë dhimbje për atë humbje, por duhet ta mbajmë kokën lart dhe ta përkthejmë atë zemërim në energji për të filluar punën që nesër për ndeshjen tjetër”, tha Pochettino.

Isaku kishte marrë një prekje të fortë dhe topi dukej sikur po kalonte drejt portierit të United, Senne Lammens, përpara se Yoro ta prekte.

“Nuk do ta ndryshoj atë që ndodhi, dhe të jesh respektues është gjithmonë e rëndësishme.Në të njëjtëm kohë, duhet ta mbroj klubin tim dhe të them atë që ndiej. Mendoj se ky ishte veprim që të gjithë ata që luajnë futboll mund ta shohin, nuk ishte qartë një karton i kuq”, shtoi Pochettino.

Fitorja e ngrit Liverpoolin në vendin e katërt në tabelë dhe shtatë pikë larg liderëve, Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat