Trajneri i Interit: I kemi dhuruar pikë kundërshtarit

Futboll

Trajneri i Interit: I kemi dhuruar pikë kundërshtarit

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 23:55
Trajneri i Interit, Cristian Chivu

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka shprehur zhgënjimin e tij pas barazimit spektakolar 4:4 ndaj Atalantës, duke kritikuar qasjen e skuadrës dhe gabimet e shumta që i kushtuan pikë të rëndësishme zikaltërve.

Interi ishte dy herë në epërsi të sigurt, fillimisht 1:3 dhe më pas 2:4, por nuk arriti ta ruante avantazhin, duke lejuar që Atalanta të barazonte në minutën e 90-të me Franck Kessie nga pika e bardhë.

Fjala kryesore në deklaratën e Chivut ishte mungesa e përqendrimit dhe lehtësia me të cilën skuadra e tij lejoi rikthimin e kundërshtarit.

“Duhet të punojmë në aspektin e qasjes dhe dëshirës për të luftuar. Kur e rritëm ritmin, arritëm të kalonim dy herë në epërsi, por në momentet e fundit dështuam në testin e pjekurisë. I

bëj komplimente Atalantës, e cila e kuptoi mungesën e përqendrimit tonë dhe na vuri në vështirësi. Ishim më të pakujdesshëm se zakonisht”, deklaroi Chivu.

Trajneri rumun theksoi se gabimet në futboll paguhen gjithmonë dhe se Interi i dhuroi kundërshtarit dy pikë që mund t'i kishte fituar.

“Kur ndodhin gjëra të tilla, gabimet i paguan gjithmonë. I kemi dhuruar pikë kundërshtarit, tani duhet ta nxjerrim mësimin dhe të vazhdojmë përpara. Do të përpiqemi të bëjmë më mirë që në ndeshjen e ardhshme.

Mendoj se duhet të kuptojmë më mirë situata të caktuara të lojës. Goli i dytë i Atalantës erdhi pas një goditjeje nga këndi në favorin tonë, ndërsa më pas pranuam edhe një tjetër gol, ndonëse ishim të pozicionuar mirë në mbrojtje.

Duhet të punojmë në qasjen tonë. Për mua, gjithçka lidhet me dëshirën për të mos pësuar gola dhe për të mos u mbështetur tepër te mbrojtja e ulët. Çdo gabim i vogël paguhet kur nuk ke të njëjtin intensitet dhe të njëjtën dëshirë për të luftuar.

Numri i golave që po pranojmë është tepër i madh për një skuadër që ka ambicie të tjera. Nuk më pëlqen të shikoj prapa, por duhet të përmirësohemi. Duhet të japim gjithçka dhe të mos kursejmë energjitë”, përfundoi trajneri i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat