Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë për sulmuesin brazilian Endrick, i cili ka pësuar një lëndim të ri muskulor në këmbën e majtë.
Klubi madrilen ka konfirmuar se futbollisti nuk do të jetë në dispozicion, pasi ka probleme me muskulin abduktor të këmbës së majtë.
Ky është një tjetër shqetësim për Endrickun, i cili kishte munguar edhe gjatë ndeshjeve të muajit gusht për shkak të problemeve fizike.
Lëndimi i ri vjen si goditje për sulmuesin e ri brazilian, i cili synonte të gjente vazhdimësinë dhe të siguronte më shumë minuta në fanellën e gjigantit spanjoll.