Tragjikomedia shqiptare, “Ata hyjnë pa trokitur”, vihet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

Teatri

Tragjikomedia shqiptare, “Ata hyjnë pa trokitur”, vihet në skenën e teatrit më të njohur në Kroaci

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
“Ata hyjnë pa trokitur”

Një nga tragjikomeditë më të mira shqiptare, “Ata hynë pa trokitur”, është vënë në skenë në një nga teatrot më të mëdha të Kroacisë. Komuniteti i arbëreshëve të Kroacisë mori përsipër këtë iniciativë artistike, ndaj ajo pati jehonë të madhe gjatë festave të nëntorit.

Vepra e zhanrit absurd shkruar nga Armand Bora dhe me regji të Leonard Hamitajt është shfaqur për herë të parë në Kroaci, duke sjellë para publikut ndërthurjen e elementëve të absurdit, komedisë me tragjedinë, sarkazëm dhe ironi.

Tragjikomedia është interpretuar nga vetë regjisori që ka rol protagonist dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.

Subjekti i veprës sjell në vëmendje marrëdhëniet e vështira bashkëshortore në kohën e regjimit totalitar në Shqipëri. Një çift i cili për shkak të sistemit dhe faktit që pritet të internohen përjetojnë vështirësi në marrëdhënie pavarësisht dashurisë së tyre te madhe për njëri-tjetrin. Absurdi i marrëdhënies së tyre reflektohet pikërisht në faktin se gjatë gjithë kohës ata kërkojnë të gjejnë shkakun dhe gabimin që është bërë dhe atë kërkojnë ta gjejnë tek njëri-tjetri.

Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar.  Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore. Autori Bora konfirmon se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorëve Pirro dhe Pavlina Mani, që nuk tregon jetën e tyre, por është një dedikim dhe kujtim të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat