Përparim Rama dhe Erion Veliaj ndjekin shfaqjen e kastit të përbashkët të aktorëve “Unë, Mephisto”

Teatri

Përparim Rama dhe Erion Veliaj ndjekin shfaqjen e kastit të përbashkët të aktorëve “Unë, Mephisto”

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:43
Shfaqja

Kryetari i Komunës Prishtinë Përparim Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dyditore në Tiranë.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëron në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën e suksesshme “Unë, Mephisto”, sjellë me mjeshtëri nga trupa e përbashkët e aktorëve nga Tirana dhe Prishtina, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ema Andreas, Ilire Vincas, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, etj..

“Sa bukur që nisëm vizitën zyrtare të Përparim Ramës në qytetin e Tiranës me një vepër teatrale si “Mephisto”, kaq të arrirë, nga një trupë e aktorëve të Tiranës e Prishtinës me rastin e EYC2022. Bravo Ema Andrea, Ilire Vinca e të rinjtë e talentuar! Mrekulli ky bashkëpunim!” – shkruan ditën e sotme kryebashkiaku Veliaj.

Vizita e kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vijojë ditën e sotme me një pritje zyrtare në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat