Ndalet rryma në Teatrin Kombëtar, dështon shfaqja derisa salla ishte plot me publik

Teatri

Ndalet rryma në Teatrin Kombëtar, dështon shfaqja derisa salla ishte plot me publik

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Aktori i njohur, Kushtrim Sheremiti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se është ndalur rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, rrjedhimisht shfaqja ka dështuar.

KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës elektrike në krejt Kosovën.

Në momentin e raportimit, disa lagje të Prishtinës janë pa rrymë.

Sheremeti njoftoi se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.

Ndërkohë që Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet, e si pasojë e reduktimeve, shfaqja Lea & Co dshtoi derisa salla ishte plot me publik.

Krejt në fund, Sheremeti ironizoi duke shkruar “KosovëDjepLirie”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat