“Galaksia” shpallet shfaqja më e mirë në festivalin “Moisiu Online”

Teatri

“Galaksia” shpallet shfaqja më e mirë në festivalin “Moisiu Online”

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:59
Rovena Lula

Pas 1 muaj shfaqjesh on line Festivali Mbarëkombëtar përmbyllet me 9 çmime. Shfaqja e Teatrit Kombëtar, “Galaksia” me regji të Rovena Lules është përzgjedhur, si “Shfaqja më e mirë”

Ndërsa, Dino Mustafic i cili u përfaqësua në këtë festival me tre shfaqje është vlerësuar për punën e tij, si “Regjisori më i mirë” në Teatrin “Migjeni” në Shkodër me “Jugorin” , “Kopshti i qershive” në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe në skenën e pavarur, “Nëna edhe fëmija”.

Loja e Gëzim Rudit në shfaqjen “Monserati” të Teatrit të Prizrenit edhe Olta Dakut në shfaqjen “Galaksia” bëri që artistët përfaqësues të të gjithë teatrove që ishin pjesë e kësaj gare, t’i vlerësojnë ata si dy aktorët më të mirë protagonistë.

Ndërsa, loja e Arta Muçajt tek “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin e Prishtinës edhe Gert Ferrës në “Kopshtin e Qershive” në Teatrin e Korçës, i përzgjodhi artistët si dy më të mirët joprotagonist. Silvio Goskoi në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” të Teatrit Metropol edhe Igli Zarka në “Galaksia” janë dy artistët e rinj më të mirë.

Ndërsa, çmimi i Karrierës iu dha aktorit të mirënjohur Bujar Lako, postmortum. Juria që përzgjodhi çmimet që u ndanë në këtë festival ku morën pjesë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse përbëhej nga përfaqësues të çdo teatri.

“Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit Online”  u organizua nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahivogli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat