Talia përmbyllet sonte me shfaqjen 'Inspektor Limi'

Teatri

Talia përmbyllet sonte me shfaqjen 'Inspektor Limi'

Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:51
Njoftimi

Sonte, 28 janar (e premte, 18:00), natën e fundit të Festivalit të Dramës Shqipe vjen komedia “Inspektor Limi” nga Lirak Çelaj, me regji të Florent Mehmetit, prodhim i Teatrit Oda, në vend të shfaqjes ‘Stiffler’ ku një aktor ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ngjarja është e fokusuar në një kafene lagjeje, ku klientët e zakonshëm përfshijnë një shkencëtar që pretendon të ketë zbuluar makinën e kohës, por që askush nuk beson. Pronari i kafenesë, një diler i drogës i cili imponon e tmerron dy të parët, një gënjeshtar patologjik dhe nëna e tij me të cilën ka një marrëdhënie posesive, kamarierja e cila ka aspirata për muzikë moderne e cila vetëm muzikës nuk i ngjan dhe agjenti i fshehtë i antidrogës, Inspektor Lirimi.

Inspektor Limi ndikon si katalizator i ngjarjeve që zbërthejnë anën e fshehtë të këtyre karaktereve, të cilët deri më tani kuptojmë se janë fshehur pas roleve të tyre, duke pasur misione të fshehta dhe kontradiktore me karakterin e tyre parësor, duke shkaktuar një transformim të papritur për publikun.

Salla e Teatrit, ora 18:00

Audienca: +16

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat