“Koleksionisti i syve” me regji nga Ben Apolloni, vjen sonte premierë në TKK

Teatri

“Koleksionisti i syve” me regji nga Ben Apolloni, vjen sonte premierë në TKK

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Teatri Kombëtar i Kosovës do të mirëpres sonte premierën e shfaqjes “Koleksionisti i syve” nga Ag Apolloni dhe me regji nga Ben Apolloni.

 Shfaqja vjen në kuadër të repertorit të rregullt të skenës së vogël.

“Koleksionisti i syve” e cila interpretohet nga aktori Agron Shala, është një histori tronditëse e një krimineli që jeton në qilarin e tij, i rrethuar me sytë e viktimave të tij të mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo monodramë trajton dashurinë dhe krimin, jetën dhe vdekjen.

Shfaqjen premierë mund ta ndiqni sonte më 29 janar 2021, në ora 19:00, dhe do të përcjellët me reprizën e para më datë 30 janar 2021 ora 19:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat