Emërohet Këshilli Drejtues i Teatrit "Avdush Hasani"

Teatri

Emërohet Këshilli Drejtues i Teatrit "Avdush Hasani"

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:27
Emërohet Këshilli Drejtues i Teatrit "Avdush Hasani"

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka emrëruar sot Këshillin e ri Drejtues të Teatrit "Avdush Hasani", ndërsa në takimin e parë Këshilli ka zgjedhur Blerim Zhitinë, kryetar.

Kryetari Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinis dhe Sport (DKRS), Elhame Kutllovci, ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues, të cilëve u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në funksionalizimin e plotë të teatrit.

“Tanimë pas kompletimit të stafit profesional dhe administrativ, janë duke u plotësuar kushtet për punë në teatrin ‘Avdush Hasani’. Ju uroj punë të suksesshme, ndërsa trupa teatrore uroj të sjellë shfaqje me vlera të mirëfillta për dashamirët e artit skenik”, tha kryetari Bulliqi

Komuna e Podujevës, përmes DKRS-së në vazhdimësi do ta mbështes punën e teatrit, ndërsa do të angazhohemi edhe për investime në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë profesionale

Përbërja e Këshillit Drejtues të Teatrit "Avdush Hasani":

Blerim Zhitia, dramaturg

Xheladin Çitaku, profesor i degës së letërsisë

Muhamet Zeka, aktor

Saranda Kika - piktore

Vjosa Tasholli, aktore

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat