Nadal shpartallon kundërshtarin, në horizont është... Federer!

Tenis

Nadal shpartallon kundërshtarin, në horizont është... Federer!

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:08
Rafael Nadal

Rafael Nadal është "përbindësh"! Spanjolli ka fituar pastër 3-0 kundër Joao Sousas në raundin e 1/16 të Wimbledon. Spanjolli mbylli gjithçka shumë thjeshtë 6-2, 6-2, 6-2. 

Rezultat i njëjtë në çdo set që i jep mundësi Rafas të kalojë në çerekfinalet e këtij kompeticioni. 33-vjeçari ishte në një ditë shumë të mirë dhe nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit të reagonte. 

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe Nadal e Federer do të fitojnë ndeshjet e tyre do të kemi një gjysmëfinale epike mes dy tenistëve më të mirë të historisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat