Federer eliminohet nga Australian Open

Tenis

Federer eliminohet nga Australian Open

Më: 30 janar 2020 Në ora: 14:12
Roger Federer

Roger Federer ka mbyllur aventurën në Australian Open, duke u mposhtur nga serbi Novak Gjokovic.

Në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar në mëngjesin e ditës së enjte sipas kohës sonë lokale, Gjokovic ka mposhtur 3:0 në sete Roger Federer.

Zvicerani e nisi shumë mirë këtë ndeshje, duke shkuar në epërsi deri në 5:2 në setin e parë, por që në fund u përmbys.

Djokovic pastaj fitoi edhe dy setet e fundit 6-3, 6-4, duke arritur finalen e Australian Open ku e pret fituesin e duelit Zverer – Thiem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat