Trondit Federer

Tenis

Trondit Federer

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:31
Trondit Federer

Tenisti zviceran Roger Federer, aktualisht numri 4 në botë, është në fazë rikuperimi pas dy operacioneve që ka kryer gjatë këtij viti. Legjenda e tenisit, fitues i 20 grand slam, nuk luan që prej janarit (Australian Open) dhe pritet të rikthehet në fushë në janar të 2021-shit.

Në një intervistë të dhënë së fundi, zvicerani tha se gjatë këtyre muajve ka qëndruar gjatë me familjen, kjo kushtëzuar edhe nga pandemia. Por si do të jetë rikthimi këtë herë? “Për 20 vite me radhë kam qenë gjithnjë në lëvizje, por nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja”, tha Federer.

“Zvicra është vendlindja ime dhe vendi im i preferuar, ku kam qëndruar gjatë këtyre muajve. Gjithnjë e kam ditur se kur të tërhiqem nga sporti do të jetoj këtu.

Nëse “ingranazhet” e mia nuk do të funksionojnë më ashtu si duhet pas dëmtimit, atëherë do të tërhiqem”, tha Federer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat