Me ndalesa të reja për tifozët

Tenis

Me ndalesa të reja për tifozët

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:49
Me ndalesa të reja për tifozët

Vetëm 1 mijë spektatorë do të jenë të lejuar që të shijojnë sfidat e tenisit në turneun “Roland Garros”, pasi që qeveria franceze këmbënguli në kufizime më të ashpra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Organizatorët e “French Open”, i cili fillon katër muaj më vonë sesa ishte planifikuar, kishin shpresuar në një maksimum prej 5 mijë personash.

Kufiri i një mijë tifozëve, përfaqëson më pak se 3 përqind të pjesëmarrjes totale të vitit të kaluar, që kishte gati 520 mijë tifozë gjatë gjithë turneut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat