Federer: Kam nevojë për shumë energji - Bota Sot
Federer: Kam nevojë për shumë energji

Tenis

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Federer: Kam nevojë për shumë energji

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:46
Federer: Kam nevojë për shumë energji

Roger Federer ka deklaruar se nuk ka shumë gjasaqë ai të triumfojë në grand slam e US Open që nis javën e ardhshme në Nju Jork. “Mendoj se kjo pjesë e dytë e sezonit ka për të qenë shumë emocionuese dhe me rivalitet. Është diçka e mirë kur sheh se Novak është rikthyer fitues, por edhe Raonic, Nishikori e Wawrinka po zhvillojnë ndeshje të mira ndaj ka shumë konkurrencë”, u shpreh Federer, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij.

Më tej, numri 2 në botë për meshkuj shprehet: “Të gjithë këta tenistë kanë munguar muajt e fundit, ndaj tani mezi presin të riktjhehen në fushë e të tregojnë vlerat e tyre. Unë jam i lumtur që në këtë moshë niveli im është i barabartë me ta, por nuk e konsideroj veten favorit për të fituar në US Open. Për mua, Nadal e Djokovic janë dy pretendentët kryesorë. Unë kam nevojë të kuptoj lojën time, të mësohem me tipet e ndryshme të topit të lojës nga njëri turne në tjetrin. Për të bërë një rrugëtim të mirë në Nju Jork kam nevojë për shumë energji dhe më pas të shpresoj që pas 10 vitesh të arrij të triumfoj sërish këtu në US Open”, tha Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test