Bajqinovci shprehet i lumtur që amandamenti i propozuar nga ai për zjarrfikësit, po zbatohet sot

Aktuale

Bajqinovci shprehet i lumtur që amandamenti i propozuar nga ai për zjarrfikësit, po zbatohet sot

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook është shprehur i lumtur që sot zjarrfikësve të Kosovês u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro.

Amendamenti i tij i propozuar në Kuvendin e Kosovës, sot ka filluar të zbatohet.

Postimi i tij i plotë:

Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovês u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro.

Amandamenti i propozuar nga unē dhe i aprovuar nga deputet para disa muajve sot më në fund po zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat