Pas Prishtinës, edhe kjo komunë do t’u jap nga 50 euro qytetarëve të prekur me COVID-19

Aktuale

Pas Prishtinës, edhe kjo komunë do t’u jap nga 50 euro qytetarëve të prekur me COVID-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Qytetarët e  Mitrovicës të cilët infektohen me virusin COVID-19, do t’i marrin nga 50 euro.

Vendimi në fjalë është marrë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kurse lajmin për këtë vendim e bëri të ditur Donjet Bislimi nga Partia Demokratike të Kosovës.

Duhet përkujtuar që të njëjtin vendim e mori dje edhe Komuna e Prishtinës, nga 50 euro për qytetarët e infektuar me koronavirus, kurse 100 do të ndahen për pensionistët.

Postimi i tij i plotë:

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë, vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat