Bekim Jashari falënderon Osmanin për nderin dhe respektin e treguar ndaj Rifat Jasharit

Aktuale

Bekim Jashari falënderon Osmanin për nderin dhe respektin e treguar ndaj Rifat Jasharit

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Rifat Jashari

U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka nderuar Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”.

E, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, në emër të tij dhe të gjithë famijes Jashari ka falënderuar presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes Jashari.

Postimi në Facebook:

U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.

Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.

Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne.

Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari.

I dashur mixhë, të paqim gjatë, të presim me padurim!

Gëzuar festat e Nëntorit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat