Liburn Aliu kërkon largimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhje të reja

Aktuale

Liburn Aliu kërkon largimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhje të reja

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Liburn Aliu

Liburn Aliu, ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se qeveria Hoti nuk e ka mbështetjen e qytetarëve andaj ai tha se zgjedhjet e reja krijojnë rrethana për shpëtim të vendit.

“Ju nuk keni mbështetje të qytetarëve, ju nuk jeni legjitim e as legal dhe mos harroni se po abuzoni me qetësinë e qytetareve në kushte të pandemisë dhe nuk mund të abuzoni gjatë. Dalja nga kjo situatë është largimi juaj dhe zgjedhjet e rreja që krijojnë rrethana për shpëtim të vendit”, tha ai një ditë pasi kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, fitoi në raundin e parë garën për kryetar të komunës së Podujevës, një bastion i deridjeshëm i LDK-së.

Aliu e përmendi edhe thyerjen zgjedhore të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.

Aliu tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga Avdullah Hoti për këtë punë.

“Dje Goran Rakiq në ditën që po mbahen zgjedhjet theu heshtjen zgjedhore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat