Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë propozimin për rendin e ditës të seancës plenare të radhës, si dhe do të miratojnë procesverbalet nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë dhe seanca e kaluar plenare.
Në rend dite janë paraparë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga pikat që do të shqyrtohet është edhe miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu edhe propozime dhe kërkesa të tjera.