Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Aktuale

Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:20
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”, tha ai.

Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.

“Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.

Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.

Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat