Delegati i KP të LDK-së: Pa e largu “LDK-në e PDK-së” nga LDK-ja, nuk ka asnjë ndryshim, këta njerëz duhet të largohen

Aktuale

Delegati i KP të LDK-së: Pa e largu “LDK-në e PDK-së” nga LDK-ja, nuk ka asnjë ndryshim, këta njerëz duhet të largohen

Nga: D.RR Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Delegati i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Arifi, në një postim në Facebook është shprehur i revoltuar nga rezultatet e fundit të LDK-së.

Ai thotë se pa u larguar “LDK-ja e PDK-së” nga LDK-ja, nuk mundësi për ndryshime.

Arifi thotë se përveç Isa Mustafës, duhet të largohen edhe komplet kryesia e cila sipas tij është përgjegjëse për “filtrimin” qe sa vite me njerëzit e mafisë.

Postimi i tij i plotë:

Pa e largu "LDK"-ën e PDK-ës nga LDK-ja, nuk ka mundesi asnje ndryshim me u ba ne LDK.

Nuk mjafton largimi i Isa Mustafes, duhet te largohet komplet kryesia aktuale e cila eshte pergjegjese per flirtimin qe sa vite me njerezit e mafise, e si rezultat i ketij bashkpunimi - pasurimi i tyre personal deri ne shuma milioneshe, banesa e shtepi te shumta e hektare me toke.

Kuvendi i LDK-es duhet te mblidhet urgjentisht, ti beje keto shkarkime, te caktoj ne krye te LDK-es nje ushtrues detyre, nje personalitet te dinjitetshem dhe ne aftesi organizative, ne menyre qe ky personalitet me dinjitet ti organizoj zgjedhjet e pergjithsme ne LDK, nga niveli ma i ulet e deri te kryetari, te kthehet vota e fshehte e cila eshte hequr nga bosat, dhe ti jepet mundesia te gjithe atyre pretendeteve per kryetar fushata brenda partise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat