Kushtetuesja del me njoftim për seancën e nesërme ku diskutohet vota e Etem Arifit

Aktuale

Kushtetuesja del me njoftim për seancën e nesërme ku diskutohet vota e Etem Arifit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për media ka publikuar detaje për seancën dëgjimore që pritet të mbahet nesër, e ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës””, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se seanca do të bëhet përmes video-konferencës.

“Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.  Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore”, thuhet në njoftim, ku është publikuar edhe linku ku kjo seancë mund të shikohet online.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat