Molliqaj: Ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë vet të tillë

Aktuale

Molliqaj: Ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë vet të tillë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për çështjen e shtatores së Skenderbeut dhe komenteve të ideatorit të saj në Prizren.

Molliqaj me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj është shprehur se ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sullantit, janë vetë të tillë.

“Ngrirjet e momenteve sublime të historisë qoftë si data, qoftë si përmendore janë shëmbylltyra për orientim. Skënderbeu i shqiptarëve nuk është sanxhakbej, por as kalorësi i krishtërimit. Skënderbeu i shqiptarëve është Skënderbeu si unifikues antiperandorak. Skënderbeu që lirinë e gjen në shpirtin e popullit të vet”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtarë të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të Erdoganit

Ngrirjet e momenteve sublime të historisë qoftë si data, qoftë si përmendore janë shëmbylltyra për orientim. Skënderbeu i shqiptarëve nuk është sanxhakbej, por as kalorësi i krishtërimit. Skënderbeu i shqiptarëve është Skënderbeu si unifikues antiperandorak. Skënderbeu që lirinë e gjen në shpirtin e popullit të vet.

Disiplinimi i Skënderbeut në Prizren është në përputhje të plotë me neo-otomanizmin e projektuar nga Erdogan. Ky projektim nuk e duron Skënderbeun në pozicion lufte. Autori i veprës edhe artistikisht të shëmtuar na e tha qartë motivin dhe burimet që ka përdorur. Ai na tha se Skënderbeu i tij është Skënderbeu i perandorisë që Sulltani e donte si të birin e vet. Kryetari Haskuka e mbrojti atë duke e quajtur “origjinale”. Mos harroni, ky është rasti i dytë që partia regjim zbaton instruksionet e Erdoganit. Rasti i parë është favori marramendës që ish-ministri Besnik Bislimi i pati bërë kompanisë “Limak” që është pronare e aeroportit. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat