​KGJK: Në zgjedhjet e fundit s’kemi pasur asnjë kërkesë për të parë a kanë dosje penale kandidatët për deputetë

Aktuale

​KGJK: Në zgjedhjet e fundit s’kemi pasur asnjë kërkesë për të parë a kanë dosje penale kandidatët për deputetë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Astrit Hoti në seancës e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese tha se ata nuk kanë pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për t’i informuar nëse kandidatët për deputetë kanë dosje penale, apo jo.

Hoti: Në zgjedhjet e fundit ne nuk kemi pasur një kërkesë zyrtare nëse kandidatët për deputetë kanë dosje penale

“KGJK në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë ka dhënë informacione të këtij institucion lidhur me kandidaten që kanë aplikuar për deputetë nëse kanë dosje penale, apo jo.

Mirëpo në këto zgjedhjet fundit ne nuk kemi pasur, as ne por as gjykata nuk kanë pasur një kërkesë zyrtare në të cilën ne si institucion do t’i kishim informuar si zgjedhjet e kaluara” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat