Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi reagon ndaj Enver Hoxhajt, e quan demagog

Aktuale

Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi reagon ndaj Enver Hoxhajt, e quan demagog

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Blerim Latifi

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.

Latifi përmes një postimi në Facebook, e quan demagog një deklaratë të Hoxhajt.

Latifi thotë se, opozita nuk është vetëm për t’ia bërë jetën e padurueshme Qeverisë, por për t’i ndihmuar në ligjet dhe proceset që kanë të bëjnë direkt me interesin publik.

Sipas tij, është logjik e mbrapshtë, ajo logjikë që, nuk e duan as të mirën e as të keqën nga qeveria.

Reagimi i plotë:

Enver Hoxhaj, tani ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, muaj më parë kishte deklaruar se do të jenë opozitë e qeverisë, por jo e shtetit. Sot Hoxhaj na dëshmoi se deklarata e tij nuk ishte thjeshtë demagogji e ditës.

Dhënia e mbështetjes për ligjin e rimëkëmbjes ekonomike të ofruar nga qeveria, na tregon se hendeku i inateve midis pushtetit dhe opozitës nuk është i patejkalueshëm.

Opozita nuk është vetëm për t’ia bërë jetën të padurueshme qeverisë, por edhe për të ndihmuar në ligjet dhe proceset që kanë të bëjnë direkt me interesin publik.

Logjika se nga qeveria nuk e duam as të mirën as të keqen, është logjikë e mbrapshtë, e cila i kënaq egot opozitare, por vendin e katandis në sherre të pafundme politike, sherre që në fund të fundit janë në interes të vetëm atyre që duan ta shohin shtetin e Kosovës në fund të pusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat