Vetëvendosje kërkon urgjentisht zgjedhje të reja

Aktuale

Vetëvendosje kërkon urgjentisht zgjedhje të reja

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Albin Kurti

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Sipas saj, legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë”, shkruan ajo.

Në fund të këtij shkrimi, ajo ka bërë me dije se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja.

Ja shkrimi i saj:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit.

Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat