Hoti jep detaje të reja për pakon e re mbështetëse për bizneset

Aktuale

Hoti jep detaje të reja për pakon e re mbështetëse për bizneset

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Kryeministri Hoti ka thënë se “në takim i ka siguruar për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve”.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Seanca ku pritet të votohet Projektligji Për Rimëkëmbjen Ekonomike është planifikuar të mbahet sot nga ora 11:00./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat